BE KOS: Askush s’mund t’i japë garanci Shkupit

BE KOS: Askush s'mund t'i japë garanci Shkupit

Askush nuk mund t’i garantojë Maqedonisë së Veriut se nëse e ndryshon Kushtetutën tani, nuk do të ketë më pengesa në rrugën evropiane, tha komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, në një intervistë për Agjencinë Evropiane të Lajmeve. “E kuptojmë që ndryshimi i Kushtetutës nuk është një pyetje e lehtë. Ne gjithashtu e kuptojmë se është shumë njerëzore dhe e kuptueshme që vendi juaj dëshiron të ketë garanci pas gjithçkaje që ka kaluar. Nuk mund të ketë garanci, por ajo që pres nga të gjitha shtetet anëtare kur ka çështje dypalëshe është që diskutimet të zhvillohen me mirëbesim dhe me vizion për të arritur një kompromis”, tha Kos. Ajo shtoi se gjithsesi Komisioni Evropian mbetet i përkushtuar për të ndihmuar në zgjidhjen e çështjes dhe sot ajo personalisht do të niset për në Sofje për t’u takuar me të gjithë politikanët bullgarë, dhe më pas do të kontaktojë edhe politikanët në Shkup. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button