BE: Kriza energjetike nuk ka mbaruar, do të ketë krizë të re
BE: Kriza energjetike nuk ka mbaruar, do të ketë krizë të re

Gazetare: Andrea Çobanova
Rrjeti i shpërndarjes së energjisë elektrike do duhet të rindërtohet – përndryshe nuk do të jetë në gjendje të furnizojë pa ndërprerje energji elektrike të prodhuar nga burime të rinovueshme. Në tre vitet e ardhshme, rrjeti i tanishëm do ketë kapacitet ta absorbojë të gjithë rrymën e prodhuar, thotë zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi. Kompanitë e energjisë tashmë kanë filluar të analizojnë se ku do të duhet të përmirësohet rrjeti.
“Ne i kemi dhënë detyrë projekti edhe MEPSO-s edhe kompanive tjera që të hyjnë në krijimin e planeve të reja për të përfituar nga mundësia e ofruar jo vetëm nga instalimi i kapaciteteve të reja për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme të energjisë, por edhe për transferimin e energjisë elektrike. Ne duhet të jemi të gatshëm të përshtatemi për tre vjet dhe të mos qëndrojmë të heshtur, në kuptimin e asaj të themi, pse të investojmë në rrjet të ri që tani nuk e kemi”, deklaroi Fatmir Bytyqi – Zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike.
Për të kapërcyer krizën energjetike, deri në fund të vitit vendi do duhet të zbatojë planet e paralajmëruara për tranzicion të gjelbër, tha zv/shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian Julian Vasalo.
“Kriza energjetike nuk ka mbaruar dhe do të ketë një krizë të re, tani është koha për të zbatuar reformat në sektorin e energjisë, të finalizohen planet për tranzicionin e energjisë dhe deri në fund të vitit shteti të marrë përsipër legjislacionin për efikasitetin energjetik”, tha Xhulian Vasalo – Zëvendës Shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian.
Në Forumin e gjashtë me radhë të Energjisë, folësit thanë se përveç investimeve në energjinë e rinovueshme, nevojitet edhe lidhje energjetike me vendet fqinje dhe diversifikimin e furnizimit me gaz natyror./Alsat.mk