BE me 6 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor, paratë e kushtëzuara me reforma

BE me 6 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor, paratë e kushtëzuara me reforma

Gazetar: Lluka Andreev

Këshilli Evropian dhe Parlamenti Evropian arritën marrëveshje për të ndarë gjashtë miliardë euro për vendet e Ballkanit Perëndimor. Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhei, në intervistë tha se paradhënia e parë mund të ndodhë në dy muajt e ardhshëm. Ai shprehet se me këtë lëvizje dhe me Planin për rritje të rajonit, Bashkimi mundëson zgjerimin. Paratë, nga ana tjetër, do të kushtëzohen me zbatimin e agjendës së reformës dhe janë planifikuar deri në vitin 2027.

“Nuk është vetëm financimi këtu, por edhe agjenda të hapura dhe një mundësi për të ndjerë paraprakisht disa nga përfitimet e integrimit gradual… Gjërat tani janë vendosur në mënyrë që deri në vitin 2027, kur skadon Korniza financiare shumëvjeçare, dhe deri kur është rëndësia e Planit të rritjes, do të kishim gjithçka që është e nevojshme që vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë gati për t’iu bashkëngjitur Bashkimit. Shpresoj se është gjithashtu e qartë se kjo është spiranca politike e procesit të zgjerimit”, deklaroi Oliver Varhei – Komisioner Evropian për Zgjerim.

Autoritetet vendore vlerësuan se vendimi i tillë i Brukselit është mesazh i BE-së se dëshiron që Maqedonia të jetë pjesë e Bashkimit.

“Me fjalë të tjera, Bashkimi Evropian angazhohet të zbatojë një nga strategjitë më të mëdha investuese për integrimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor, përmes bashkëpunimit të ndërsjellë me gjithsej 2 miliardë euro në grante dhe 4 miliardë euro në hua, për të ndihmuar reformat e lidhura me BE-në dhe përafrimin ekonomik me standardin evropian”, deklaroi Bojan Mariçiq – Zëvendëskryeministër i parë për Çështjet Evropiane.

Varhei, po ashtu, informoi se me mjetet e Mekanizmit, vendet e Ballkanit Perëndimor do të mund t’i përshpejtojnë reformat, por edhe të sigurojnë investime për projekte nga mjedisi jetësor apo sektori i energjetikës. Sipas tij, arritja më e dukshme e integrimit gradual të rajonit në Bashkimin, në periudhën e ardhshme, do të jetë pjesëmarrja e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Zonën e vetme për pagesë me euro. Kjo nuk nënkupton vendosjen e euros si monedhë pagese, por uljen e shpenzimeve për transferta të parave ndërmjet BE-së dhe vendeve të rajonit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button