BE, ministrat kërkojnë reduktimin e arsenaleve bërthamore
Sasia e armëve bërthamore që ka sot bota do të mjaftonte për ta shuar njerëzimin disa herë. Megjithatë nuk ka pasur ndonjë progres në përpjekjet për çarmatim. Tani ka shpresa për ndryshim. Para takimit për çarmatimin bërthamor këtë të hënë në Madrid, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas dhe homologë nga Spanja dhe Suedia u kanë kërkuar të gjitha fuqive bërthamore të reduktojnë ndjeshëm arsenalet e tyre. “Këtu mund të llogaritet reduktimi i ndjeshëm i rolit të armëve bërthamore në strategjitë e doktrinat e këtyre vendeve, të ulet rreziku konfliktit dhe mundësisë së përdorimit gabimisht të armëve bërthamore, të zvogëlohet sasia e armëve bërthamore dhe të vendoset baza për një gjeneratë të re të marrëveshjeve për kontrollet e armatimit, shkruajnë Maas, Laya dhe Linde në një artikull të shkruar për gazetën “Rheinische Post”. Si shkas për këtë shërbeu takimi i të ashtuquajturës “Iniciativa e Stokholmit për Çarmatimin Bërthamor”.








