BE miraton pakon e 13-të të sanksioneve kundër Rusisë

BE miraton pakon e 13-të të sanksioneve kundër Rusisë

Bashkimi Evropian e ka miratuar pakon e 13-të të sanksioneve kundër Rusisë, njoftoi presidenca belge. “Ambasadorët e BE-së sapo u pajtuan në parim për pakon e 13-të të sanksioneve në kornizën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”, tha presidenca belge. Kjo është njëra prej pakove “më të gjera” të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, sipas saj. Gati 200 subjekte dhe individë janë futur në listën e sanksioneve me pakon e re. Pakoja do të aprovohet formalisht në kohë për përvjetorin e dytë të fillimit të pushtimit të Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button