BE përshëndet marrëveshjen SHBA-Ukrainë/ ‘Ne jemi gati për të luajtur rolin tonë’
BE përshëndet marrëveshjen SHBA-Ukrainë/ ‘Ne jemi gati për të luajtur rolin tonë’

Marrëveshja në Arabinë Saudite midis SHBA-së dhe Ukrainës, u mirëprit nga presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Në një deklaratë të përbashkët ata thanë se ky është një zhvillim pozitiv që mund të jetë një hap drejt paqes të ngahershme, e cila duhet të jetë e drejtë dhe e qëndrueshme për Ukrainën.
Ata shtuan se BE është e gatshme të luajë rolin e saj të plotë për negociatat e paqes. Syri.net-CNN.gr.