BE pezullon rregullat fiskale deri në 2022

Rregullat e disiplinës buxhetore të vendosura ndaj vendeve anëtare të BE-së, që nuk janë zbatuar që nga marsi i vitit 2020, do të mbeten të pezulluara deri në 2022, në mënyrë që të kapërcehet kriza ekonomike e lidhur me COVID-19, njoftoi Komisioni Europian.

Brukseli pret që të gjithë vendet anëtare të kthehen në nivelin e tyre ekonomik para krizës deri në fund të vitit 2022.

“Nëse ndodh kështu, “klauzola e përgjithshme e derogimit”, që lejon një përjashtim të përkohshëm nga borxhet dhe kufijtë e deficitit të përcaktuar nga Pakti i Stabilitetit, do të përfundojë në 2023”, shpjegoi ekzekutivi i BE-së në një konferencë shtypi.

“Ne do të vazhdojmë të përdorim të gjitha mjetet për t’i kthyer ekonomitë tona në rrugën e duhur. Ne po zgjatim klauzolën e përgjithshme të mbrojtjes në 2022, me synimin për ta çaktivizuar atë në 2023”, tha zëvendëspresidenti i KE, Valdis Dombrovskis.

Ai bëri thirrje që, këtë vit dhe vitin e ardhshëm, Shtetet Anëtare të mbajnë politika fiskale të favorshme për rritjen, duke ruajtur investimet publike dhe duke përfituar sa më shumë nga financimi i planit europian të rimëkëmbjes.

LEXO EDHE:

Back to top button