BE: Presidenti Lukashenko nuk është në listën e sanksioneve

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandre Lukashenko nuk bën pjesë në listën e personave të sanksionuar nga BE, theksoi sot për shtypin presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel.

“Këto sanksione përfshijnë 40 zyrtarë bjellorusë të akuzuar për represion kundër opozitës apo falsifikim të rezultatit të zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit. Presidenti Lukashenko nuk bën pjesë në listë”, theksoi ai.

Një procedurë e shkruar do të fillojë sot për hyrjen në fuqi të këtyre sanksioneve që ngrijnë të ardhurat e personave që janë të ndaluar të hyjnë në territorin e Unionit.

“Nëse BE na bashkohet (…) kjo mund të ndihmojë shumë”, theksoi opozitarja bjelloruse, Svetlana Tikhanovskaia.

LEXO EDHE:

Back to top button