BE prezanton mbushës të vetëm për pajisjet e vogla

Negociatorët e Bashkimit Evropian sapo kanë arritur një marrëveshje për futjen e një mbushësi të vetëm për pajisjet e vogla elektrike.
Mbushësi “USB-C” do të bëhet një standard i ri për të gjithë Bashkimin Evropian. Ligji i ri do të sigurojë që deri në vjeshtën e vitit 2024, të gjithë telefonat celularë, tabletët dhe kamerat të kenë të njëjtin mbushës. Afati i fundit për laptopët është 2025.
Ligji përfshin gjithashtu konsollat e lojërave, altoparlantët, tastierat, kufjet dhe pajisje të ngjashme më të vogla. Vlerësohet se me këtë propozim qytetarët e BE-së do të kursejnë 250 milionë euro në vit.