BE procedurë kundër Gjermanisë për BQE
Komisioni Europian ka hapur një procedurë kundër Gjermanisë për shkelje të përparësisë së ligjit të BE-së, si edhe respektim të kompetencës së Gjykatës së BE-së.
Më 5 maj 2020, Gjykata Kushtetuese gjermane deklaroi “ultra vires” (përtej autoritetit ligjor përkatës) Programin e Blerjes së Letrave me Vlerë të BQE (PEPP).
Për Brukselin, gjykata gjermane “privoi një vendim të Gjykatës së Drejtësisë të BE nga efektet e saj juridike në Gjermani, duke shkelur parimin e përparësisë së ligjit të BE-së”.








