BE publikon agjendën e takimit Kurti – Vuçiq sot në Ohër: Nis në orën 10

BE publikon agjendën e takimit Kurti - Vuçiq sot në Ohër: Nis në orën 10

Zyra e Shtypit e BE njoftoi dje se të shtunën më 18 mars, Përfaqësuesi i Lartë/Zv.presidenti Josep Borrell do të thërrasë një takim të nivelit të lartë të dialogut Beograd-Prishtinë në Ohër në Maqedoninë e Veriut.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti e konfirmuan pjesëmarrjen e tyre.

Dialogu në Ohër do të fillojë në mëngjes në ora 10:00 me ardhjen e secilit pjesëmarrës.

Përfaqësuesi i Lartë, i mbështetur nga Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak, fillimisht do të zhvillojë takime të veçanta dypalëshe me liderët njërin pas tjetrës, duke filluar nga ora 10:30, e më pas do të ketë një takim të përbashkët trepalësh.

Takimi do të fokusohet në finalizimin e Aneksit Zbatues të Marrëveshjes së BE-së për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në fund të takimit do të ketë një deklaratë për mediat nga Përfaqësuesi i Lartë.

Koha e saktë do të përcaktohet gjatë pasdites. Deklarata për shtyp e Përfaqësuesit të Lartë Borrell do të transmetohet drejtpërdrejt në Evropë.

LEXO EDHE:

Back to top button