Bebe Rexha “kopjon” të njëjtin look të Rina Balaj

Ditën e djeshme, këngëtarja e famshme Bebe Rexha befasoi ndjekësit e saj në Instagram me një foto të look-ut të ri, të ndryshuar për të disatën herë brenda një periudhe kohore të shkurtër.

Këngëtarja, e cila së fundmi është kthyer në kokëkuqe, kishte lyer dy fije të zeza në baluket e saj ndërsa ndau një foto në Instagram.

Po mendoni ku e kishit parë më herët këtë look?

Në fakt pamja është realizuar që në qershor të këtij viti nga reperja Rina Balaj, e cila sot në InstaStory ka ndarë foton e saj dhe të Bebe Rexhës.

“A s’është emocionuese kur ke mendimet e njëjta me Bebe Rexhën?”- shkruan Rina krahas njërit prej postimeve.

Si mendoni ju, cilës prej vajzave i shkon më shumë ky look?

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

LEXO EDHE:

Back to top button