Befasi, 3 skuadra nga MLS kërkojnë belgun e Real Madridit

E ardhmja e Eden Hazardit vazhdon të jetë e paqartë nëse do të mbetet te Real Madridi apo do të largohet këtë verë.  Sulmuesi belg nuk bën pjesë në planet e madrilenëve, por ai ka kontratë deri në fund të sezonit të ardhshëm. 32-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar vetëm 10 ndeshje në të gjitha garat, ku ka realizuar një gol dhe ka asistuar në dy të tjerë.

Gjatë verës pritet të ketë bisedime mes agjentëve të lojtarit dhe drejtuesve të klubit madrilen për ta shkëputur kontratën, pasi lojtari ka oferta të rëndësishme nga elita e futbollit amerikan MLS. Nju Jork Red Bull, Vankuver dhe Montreal Impakt janë tre skuadrat amerikane që kanë shprehur interesim për belgun dhe duan transferimin e tij këtë verë.

Hazard është duke menduar seriozisht ta vazhdoj karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por vetëm duhet zgjedhur çështja e kontratës me “Los Blancos”.

Kujtojmë që belgu është pjesë e “Los Blancos” që nga vera e vitit 2019, por nuk ka arritur të lë gjurmë në Madrid pasi ka zhvilluar 76 ndeshje në total duke realizuar vetëm shtatë gola e duke asistuar në 12 të tjerë.

LEXO EDHE:

Back to top button