Befasi, Man. Siti kërkon portierin e Arminia Bilefilldit

Skuadra e Man. Sitit është afër marrëveshjes me portierin nga Bundesliga, Stefan Ortega. ‘Qytetarët”  raportohet se kanë identifikuar zëvendësuesin e Zak Stefen dhe ai është Stefan Ortega I Arminia  Bielefelldit.

Sipas të përditshmes gjermane, ‘Kicker’, një nga portierët më të mirë në futbollin gjerman sezonin e kaluar, do të kalojë në ‘Etihad’. Portieri 29 vjeçar ka mbetur pa kontratë me skuadrën e Arminia-s, dhe pritet të jetë alternativa e dytë te Man. Sitit, pas brazilianit Ederson.

Ortega kishte 33 paraqitje në Bundesliga me skuadrën e Arminia dhe mbajti gjashtë herë portën e paprekur, duke pësuar 53 gola.

LEXO EDHE:

Back to top button