Befasi, në mes të sezonit LA Klipers largon nga skuadra Kris Pollin

Los Anxheles Klipers njoftuan një vendim befasues që askush nuk e priste – ata kanë larguar Kris Pollin, në mes të sezonit.

“Po ndahemi me Kris Poll dhe ai nuk do të jetë më pjesë e ekipit tonë. Do të punojmë me të në hapin tjetër të karrierës së tij. Kris është një legjendë, dhe duam ta bëjmë të qartë që askush nuk e fajëson atë për rezultatet tona të dobëta”, thuhet në deklaratën e klubit.

Lojtari legjendar 40-vjeçar ka luajtur 16 ndeshje këtë sezon me LA Klipers, duke shënuar mesatarisht 2.9 pikë dhe 3.3 asistime.

Vetë Poll u shokua nga vendimi i papritur i klubit.

“Sapo mora vesh se më dërguan në shtëpi”, shkroi ai në Instagram.

Ndeshja e tij e fundit me fanellën e LA Klipers ishte kundër Majamit, ku shënoi 8 pikë dhe 3 asistime në 15 minuta. Klipers regjistruan humbjen e 16-të në 21 takime këtë sezon.

Në këtë moment nuk dihet nëse ky është fundi i karrierës së Pollit në NBA, apo nëse ai mund të rikthehet me një skuadër tjetër deri në përfundim të sezonit. Kris Poll ka njoftuar se planifikon të tërhiqet në fund të këtij sezoni, i 21-ti në karrierën e tij.

Ai është zgjedhur 12 herë për “All-Star”, 11 herë në ekipet All-NBA, është ndër 75 lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave dhe ka qenë pjesë e mbrojtjes më të mirë pesë herë, nëntë herë gjithsej.

LEXO EDHE:

Back to top button