Befasi në NBA, disfata për Bostonin dhe Milluokin

Vetëm dy ndeshje të zhvilluar në NBA, por të dyjat kanë dhuruar befasi. Boston Seltiks, kryesuesit e renditjes në Konferencën e Lindjes, u mundën 123-122 nga Atlanta, pas kohës shtesë, në një ndeshje të ekuilibruar deri në fund.
Të gjithë titullarët e Boston realizuan mbi 10 pikë (Tatum me 31 pikë më i miri), por që s’mjaftoi për të fituar. Ai që shkëlqeu për Atlanta ishte Dejounte Marej, autor i 44 pikëve, më i miri në fushë.
Zhgënjen edhe ekipi i Milluokit, që u mund 107-100 nga Nju Orlinsi, që nuk zhgënjeu në fushën e tij. Uiliamson me 28 pikë e MekKollum me 25 pikë bënë diferencën për vendasit, ndërsa 35 pikët e Antetokounmpo mbetën për statistikë.