Befasi në Paris, eliminohet Dominik Tiem

Në Paris, ka nisur grand slam i “Roland Garros”, ku janë duke u zhvilluar përballjet e para të raundit të parë, në konkurencën e meshkujve dhe femrave. Befasitë nuk kanë munguar që në ditën e parë, siç është eliminimi i numrit 4 në botë, Dominik Tiem.

Tenisti austriak u mund 3-2 në sete nga spanjolli Pablo Andujar. Poashtu me përmbysje fiton 3-2 edhe tenisti gjerman Aleksander Zverev, numri 6 në botë, që mposhti 3-2 patriotin e tij Oskar Ote. Në raundin e dytë shkon edhe greku Stefanos Cicipas, që mundi 3-0 në sete francezin Zheremy Shardi.

Nuk ka surpriza të femrat, ku një biletë për më tej sigurojnë japonezja Naomi Osaka (2-0 ndaj Patricia Maria Tig), çekja Petra Kvitova (2-1 ndaj Greetje Minnen), amerikania Medison Kejs (2-1 ndaj Oceane Dodin) dhe bjellorusja Viktoria Azarenka (2-1 ndaj Svetlana Kuznetsova).

LEXO EDHE:

Back to top button