Befasi në Uimbëlldon, eliminohet tenistja numër 1
Grand Slami i Uimbëlldonit, turneu më i rëndësishëm i fushave me bar në tenis, po hyn në fazën më interesante. Në ndeshjet e para çerekfinale nuk kanë munguar surprizat, siç është eliminimi i numrit 1 në botë për femra, Iga Sviatek. Tenistja polake u mund 2-1 (7-5, 6-7, 6-2) nga rivalja ukrainase Elina Svitolina. Humbje që rrezikon kreun e Sviatek-ut në renditjen e VTA-s. Në gjysmëfinale shkon edhe tenistja çeke Marketa Voundrousova, e cila mposhti po 2-1 (6-4, 2-6, 6-4) rivalen amerikane Xhesika Pegula, numrin 4 në botë, duke befasuar të gjithë.
Te meshkujt nuk ka surpriza, teksa serbi Novak Gjokovic, kampion në fuqi, fitoi 3-1 me përmbysje ndaj rusit Andrej Rublev (4-6, 6-1, 6-4, 6-3). Përballë tij në gjysmëfinale do të jetë italiani Janik Siner, që mundi 3-1 rusin Roman Safiullin (6-4, 3-6, 6-2, 6-2).
Çerekfinale-Meshkuj
Janik Siner-Roman Safiullin, 3-1
Andrej Rublev-Novak Gjokoviç, 1-3
Karlos Alkaraz-Hollger Rune
Daniil Medvedev-Kristofer Eubanks
Çerekfinale-Femra
Xhesika Pegula-Marketa Voundrousova, 1-2
Iga Sviatek-Elina Svitolina, 1-2
Medison Kejs-Arina Sabalenka
Ons Zhabeur-Elena Ribakina







