Befasi, PZH prezanton fanellat e reja duke përfshi Lionel Mesin

PSZH ka prezantuar këtë mëngjes fanellat e reja për sezonin e ardhshëm. Uniforma e re rikthen modelin emblematik të fillimit të viteve 2000, blu e errët, me një brez në ngjyrë të kuqe. Gjëja kurioze është se Lionel Messi shfaqet në imazhin zyrtar. Kontrata e argjentinasit përfundon në qershor dhe me shumë gjasa ai do të largohet pas dy vitesh në klub, por fushata reklamuese është e rëndësishme për parizienët. Ata duan ta bëjnë Leon fitimprurës deri në fund.

Nëse asgjë nuk ndryshon, e shtuna do të jetë ndeshja e tij e fundit me PSZH. Pritet një “Parc des Princes” i mbushur plot, sepse, pavarësisht se asgjë nuk është në lojë kundër Klermont, fundi do të shërbejë për të festuar titullin e Ligue 1, siguruar matematikisht javën e kaluar në Strasburg.

Mungon konfirmimi i lamtumirës së Messit, i cili donte të priste deri në fund të sezonit për të mos tensionuar atmosferën mes tifozëve apo të krijonte më shumë zhurmë se ç’duhej. Në çdo rast, shifrat e ish-lojtarit të Barçës nuk janë të papërfillshme.

LEXO EDHE:

Back to top button