Befasia më e madhe në Kupën e Gjermanisë dhe në Evropë

Skuadra e Ligës së Dytë në GJermani, Kiel,përgatiti befasinë më të madhe në futbollin gjerman, duke eliminuar skuadrën e favorizuar të Bajern Munihut nga Kupa e Gjermanisë. Sfida në kohën e rregullt u mbyll me barazim 2-2. Bajerni dy herë ishte në epërsi me golat e Levandovskit dhe Sane-s, mirëpo skuadra e Kiel-it nuk u dorëzua dhe dy herë barazoi shifrat me golat e Vahëll dhe Bartlezit.

Në ekzekutimin e penaltive, Mark Roka, lojtari i bavarezëve, nuk arriti që të shënojë penaltinë e 6-të për klubin e tij, me ç’rast edhe u eleminuan nga Kupa e Gjermanisë , pasi Fin Bartels konkretizoi penaltinë, me të cilën Kiel kalon në 1/8-tën e finales.

LEXO EDHE:

Back to top button