Befasohet Milluoki, Lejkers mund Detroitin

Fitorja e pestë radhazi për Boston Seltiksin, që mbron kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes, pas triumfit 118-110 ndaj Bruklinit. Tatum me 41 pikë ishtë më i miri në fushë për miqtë.

Fiton edhe ekipi i Los Anxhelos Lejkers, që mundi 125-111 Detroit Pistonsin dhe qëndron në zonën “Play Out”. Të gjithë titullarët e ekipit kalifornian realizuan mbi 10 pikë, ku u dalluan Rasell me 21 pikë dhe Dejvis me 20.

Zhgënjen Milluoki, që në fushën e tij u mund 123-97 nga Majami. Joviç me 24 pikë e Robinson me 23 bënë diferencën për ekipin nga Florida.

Minesota nuk lëshon kreun në Perëndim, duke mundur 121-109 Portlandin, ndeshje ku u dallua Eduards me 41 pikë.

NBA-Rezultatet

 

Bruklin – Boston, 110-118

Orlando – Oklahoma, 113-127

Milluoki – Majami, 97-123

Feniks – Sakramento, 130-125

Portland – Minesota, 109-121

Lejkers – Detroit, 125-111

LEXO EDHE:

Back to top button