Befason Klopp: Kjo është arsyeja e paraqitjes së dobët të Alisson ndaj Cityt

Trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp ka folur për paraqitjen e dobët të portierit brazilian Alisson Becker në humbjen e rëndë të skuadrës së tij me rezultat 4-1 nga Manchester City.
Në kushtet klimatike të ftohta në “Anfield Road”, Alisson u ndëshkua për dy gabime fatale në dy golat e fundit të Cityt.
I pyetur për gabimet e Alisson pas ndeshjes, Klopp tha për “Sky Sports”: “Ne nuk mund ta fshehim atë. Është e vërtetë gjithashtu që ne nuk i dhamë atij shumë opsione në ato momente, veçanërisht rreth të parit. Unë mendoj se i dyti ishte thjeshtë gabim i tij.”

“Nuk e di, nuk ka një shpjegim të vërtetë për këtë. Ndoshta ai kishte këmbë të ftohta apo diçka tjetër. Kjo tingëllon qesharake por mund të jetë.”

“Alisson na ka shpëtuar jetën shumë herë, nuk ka dyshim për këtë. Sonte ai bëri dy gabime, kaq”.
“Ne bëmë gabime të mëdha te golat e tyre. Nëse i bën kundër ekipeve të tjera është problem, kundër City-t është vetëvrasje. Kjo është arsyeja pse ne e humbëm ndeshjen. ”, tha në fund Klopp.

LEXO EDHE:

Back to top button