Befason Osmihen, në avion së bashku me tifozët e Napolit

Tifozët e Napolit që po niseshin për në Berlin për të ndjekur skuadrën e tyre në ndeshjen e Ligën e Kampionëve ndaj vendsave të Berlin Unionit, janë befasuar kur kanë parë që në avion të hypë edhe sulmuesi nigerian Viktor Osimhen.

Sulmuesi nuk ka udhëtuar me skuadrën pasi është i dëmtuar dhe nuk do të luajë, por ai ka preferuar që të jetë pranë shokëve të ekipit të tij. Për këtë arsye, ai ka vendosur që të niset në mëngjes me një avion charter që do të transportonte tifozët e Napolit.

Tifozët kanë mbetur të habitur kur panë Osimhen në avion, i veshur sportiv, me një kapuç në kokë dhe kufje, duke e përshëndetur. Lojtari, pas mbërritjes në Berlin, do t’i bashkohet skuadrës, ndërsa në mbrëmje do të jetë në tribunë.

LEXO EDHE:

Back to top button