Behar Feta, debutues në listën e Milevskit

Behar Feta, debutues në listën e Milevskit

Gazetar: Mahir Thaçi

Blagoja Milevski shpalosi listën për dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve, kundër Letonisë dhe Ishujve Faroe, më 14 dhe 17 nëntor. Emra të rinj në listën e Milevskit janë: Behar Feta dhe Mario Alçevski, në dyshim është paraqitja e Visar Musliut. Ndërkohë është konfirmuar mungesa e Kristijan Trapanovski.

“Qëllimi ynë është të qëndrojmë në vendin e parë para dy sfidave të radhës. Kërkojmë që të mbetemi në pozitën që jemi aktualisht në grupin. Secili gol dhe pikë në këto eliminatore është me rëndësi. Shpresojmë që të arrijmë deri te fitorja ndaj Letonisë edhe pse pres që të jetë një ndeshje më e vështirë se sa ajo në Riga.

Kemi kaluar një periudhë të vështirë a i përket minutazhit dhe paraqitjes në klubet e tyre të futbollistëve, andaj shpresojë sa gjërat do të shkojnë në kahje pozitive.

Kërkojmë zgjidhje në krahun e djathtë dhe Behar Feta mund të luajë në atë pozitë dhe të njëjtën në Domzhale. Mbetet nga ai që të tregojë potencialin e vet.

Besoj se do të kemi më shumë publik në stadium, që të konfirmojmë se jemi një popull sportiv, tha mes tjerash Milevski në takimin me gazetarët.

Grumbullimi i futbollistëve do të jetë më 11 nëntor, kur është paraparë edhe stërvitja e parë. / Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button