Bëhet “lëmsh” procesi gjyqësor për marijuhanën e konfiskuar në Butel

Gjykimi për kapjen e 1,240 kilogram marijuhanë në depo në Butel një vit e gjysmë më parë nuk do të fillojë. Edhe pse Byroja e Sigurisë Publike lavdërohej me kapjen në prill të viti 2020, seanca gjyqësore për fillimin e procesit është caktuar për në mars të vitit 2022, ose dy vjet pas aksionit. Këtë muaj pati përpjekje për të filluar gjykimi, por u anulua pasi asnjë prokuror nuk erdhi në sallë. Rasti fillimisht u trajtua nga Prokuroria e Kavadarit, pastaj nga Prokuroria për Krim të Organizuar dhe në fund u transferua në Prokurorinë e Shkupit.

“Pas përcaktimit të gjendjes faktike, Prokuroria e Shkupit është përgjegjëse për të vepruar në rastin për të cilin jeni duke treguar interes. Çështja i është caktuar një prokurori. Ftesa për seancën e datës 28 të këtij muaji nuk i është dorëzuar Prokurorisë së Shkupit nga gjykata kompetente”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike.

Hedhja e përgjegjësisë tek prokuroria se kush është kompetent për të përfaqësuar dhe mbrojtur aktakuzën para gjykatës krijon polemika mbi rastin. Gazetari që i ndjek proceset gjyqësore, Vasko Magleshov, thekson se dilema mbetet, çfarë sekuestroi policia – marijuhanë apo konop industrial?

“Në raportet fillestare të policisë u arrit në përfundimin se me ekspertizë u vërtetua se bëhet fjalë për marijuanë, por Prokuroria përgatiti ekspertizën e tyre duke pretenduar se bëhet fjalë për konop dhe se aktakuza është ngritur sepse kompania nuk ka pasur licencë për ta kultivuar atë”, tha Vasko Magleshov, Ggazetar.

Sipas njoftimit të drejtorit të Byrosë së Sigurisë Publike, Sasho Tasevski, në prill të vitit 2020, policia sekuestroi mbi një ton marijuhanë në Butel. Ministria e Brendshme raportoi se në vitin 2019 në fshatin Sopot afër Kavadarit në 30 hektarë ishte mbjellë konop industrial. Policia kreu ekspertizë tri herë. Në të tre rastet, analiza tregoi se ishte marijuhanë me lule, fara dhe materie THC. Dy persona dhe kompania “Kanatek” akuzohen në këtë rast. Njëri prej të dyshuarve është nga fshati Zhilçe – komuna e Jegunovces, dhe i dyshuari i dytë është shtetas izraelit.

Bojan Stojanovski

LEXO EDHE:

Back to top button