Bekim Fetaji mori sot solemnisht postin e rektorit të UNT-së

Bekim Fetaji mori sot solemnisht postin e rektorit të UNT-së

Në tre vitet e ardhshme, Universitetin shtetëror “Nënë Terezë” në Shkup zyrtarisht do ta udhëheq Bekim Fetaji, doktor i Shkencave Kompjuterike, shkrun Alsat.

Postin rektor, sot në mënyrë solemne e trashëgoi nga ish rektori Izet Zeqiri. Rektori i ri Bekim Fetaji theksoi se Universiteti “Nënë Tereza” nuk është thjesht një institucion i të mësuarit por një komunitet i përkushtuar i dijes, humanizmit, rritjes intelektuale, mendimit kritik dhe përgjegjësisë shoqërore.

Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska tha se pret që rektori i ri të vazhdojë me vizionin për rritje edhe më të madhe të cilësisë së programeve studimore dhe me profesionializmin e tij të kontribuojë në zhvillimin e universitetit si institucion bashkëkohor arsimor dhe shkencor.

“Bashkë do të ndërtojmë një universitet që do të jetë një qendër e dijes që jo vetëm do të ndriçoj mendjen por edhe do të edukoj zemrat e gjeneratave të reja. Do të kultivojmë një mjedis ku çdo student dhe anëtarë I shoqërisë tonë të re do të ndihet I vlerësuar, I respektuar dhe I frymëzuar për të dhënë më të mirën nga vetja. Do të punojmë të jemi qendër dhe tempulli I dijes, bashkëpunimit kombëtar dhe ndërkombëtar dhe hulumtimit e inovacionit që të kontribuojmë në shoqërinë tonë”, tha Bekim Fetaji, rektor i UNT-së.

“Pres që të sjellë energji të re dhe t’i motivojë profesorët universitar dhe studiuesit e universitetit të përparojnë profesionalisht dhe ti frymëzojë studentët që të përpiqen jo vetëm për të marrë një diplomë, por të bëhen qytetarë vërtet të arsimuar akademikisht, të përgatitur për matjen ndërkombëtare të njohurive”, u shpreh Vesna Janevska, ministre e Arsimit./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button