Bekim Qoku emërohet koordinator i ri i grupit parlamentar të VLEN-it
Bekim Qoku emërohet koordinator i ri i grupit parlamentar të VLEN-it

VLEN edhe zyrtarisht bëri ndryshimet në grupin parlamentar. Me një shkresë drejtuar kreut të Kuvendit, VLEN njofton se koordinator i ri i grupit parlamentar është Bekim Qoku kurse zv.koordinatorë Merita Kollçi Koxhaxhiku dhe Adnan Azizi. Në listën e të firmosurve janë 9 deputetët që janë në mbështetje të VLEN dhe mungojnë pesë deputetët që janë nën drejtimit e ASH-së së Taravarit. Nga VLEN thonë se këtij grupi duhet t’i bashkohen të gjithë deputetët që kanë marrë vota nën logon e VLEN dhe ftesa për ta mbetet e hapur. /Alsat.mk