Bekim Sejdiu për president, gjashtë deputetë të LDK-së kundër
Gjashtë deputetë të LDK-së nuk do ta mbështesin kandidatin për president Bekim Sejdiun, për të cilin dje VV dhe LDK arritën marrëveshje. Pas mbledhjes së kryesisë, kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku tha se po humbet një mundësi e jashtëzakonshme për Kosovën dhe po dërgohet vendi në zgjedhje të reja. Deputetët e LDK-së që kundërshtojnë kandidaturën e Sejdiut janë: Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Arben Gashi, Armen Zemaj, Kujtim Shala dhe Janina Ymeri. Kreu I parties Abdixhiku I akuzoi gjashtë deputetët që dolën kundër nominimit të Sejdiut se kanë vepruar për interesa personale.
“Kjo nuk ishte betejë me mua, beteja me mua përfundoi në Kuvendin e LDK-së. Ishte betejë për Republikën e Kosovës. Profesor doktor Bekim Sejdiu është kandidat i shkëlqyeshëm i propozuar nga LDK-ja dhe siguronte balancë institucionale e do të ndalonte çdo tendencë të shkeljes së Kushtetutës dhe do ta mbronte Kushtetutën edhe përballë pushtetit të Lëvizjes Vetëvendosje…Konsideroj se fatkeqësisht pozicioni kundër vendimit të Kryesisë e kundër LDK-së është i dëmshëm për Republikën e patjetër për LDK-në. E çdo palë zgjedhje të ardhme, për shkak të këtyre refuzimeve, do të jenë me pasoje edhe për rezultatet e ardhshme zgjedhore.” – Lumir Abdixhiku, Kryetar I LDK-së. /Alsat.mk








