Bekim Zogaj, refer në sfidën e zjarrtë të Ligës së Konferencës

Bekim Zogaj nga Kosova, me nënshtetësi të Zvicrës, do të jetë gjyqtar në sfidën e çmendur mes grekëve e turqve përkatësisht Olympiakos e Fenerbahçe.
Ky ballafaqim do të luhet të enjten (18.45) në kuadër të ndeshjes së parë të çerekfinales së Ligës së Konferencës. Kjo ndeshje pritet me kërshëri të madhe për shkak të rivalitetit të madh që kanë gjigantët mes vete.
Ndeshja luhet në stadiumin “Georgios Karaiskakis” në Pirareus. Gjyqtar kryesor është Sandro Sharer, asistent i parë Stefan de Almeida dhe asistent i dytë Bekim Zogaj.