Bekteshi dhe Nikollovski thonë se ka vaj
Bekteshi dhe Nikollovski thonë se ka vaj

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe ai i Bujqësisë, Lupço Nikollovski sot kumtuan se furnizimi me lulediell është stabil dhe se shteti në vazhdimësi importon vaj të papërpunuar, të nevojshëm për kapacitete vendore, por ka edhe vaj për konsum.
Siç theksuan Bekteshi dhe Nikollovski, masat qeveritare japin rezultate.
“Ka filluar importi i vajit të rafinuar nga fqinjët, por importohet edhe nga shtete tjera duke pasur parasysh se e kemi pezulluar shkallën doganore prej 29 përqindëve”, theksoi Bekteshi.
Punohet, kuptohet, theksoi edhe në masa plotësuese për prodhim më të madh të lulediellit.
“E përcjellim situatën në bazë ditore dhe së bashku me MBPEU-në i miratojmë vendimet”, nënvizoi ministri i Ekonomisë.