Bekteshi: Na pret një dimër shumë i vështirë dhe i paparashikueshëm

Bekteshi: Na pret një dimër shumë i vështirë dhe i paparashikueshëm

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi paralajmëroi një dimër të vështirë dhe të paparashikueshëm në fushën energjetike, megjithatë theksoi se nuk do të ketë kufizime të energjisë elektrike.

“Ne presim një dimër shumë të vështirë dhe të paparashikueshëm në aspektin energjetik, i cili nuk varet vetëm nga Maqedonia e Veriut apo vendet e rajonit, përkundrazi, varet nga mënyra se si do të zhvillohet situata me luftën në Ukrainë. Nuk priten kufizime të energjisë elektrike, edhe nëse kemi ndalim të importit të energjisë elektrike dhe gazit në vend. Në muajin gusht do të kërkojmë sërish shpalljen e gjendjes së krizës në sektorin e energjisë elektrike për të pasur mundësi të ndërhyjmë përmes masave shtesë për rritjen e prodhimit të energjisë elektrike nga kapacitetet vendore”, tha Bekteshi.

Lidhur me furnizimin me gaz për sezonin e ardhshëm të ngrohjes, ministri Bekteshi potencoi se po bëhen përpjekje që të ketë burime alternative të furnizimit, duke qenë se Maqedonia e Veriut është plotësisht e varur nga gazi rus.

LEXO EDHE:

Back to top button