Belgjika e nis mirë Botërorin, fiton minimalisht ndaj Kanadës

Belgjika e nis mirë Botërorin, fiton minimalisht ndaj Kanadës

Belgjika e ka nisur në mënyrën e duhur Kampionatin Botëror të futbollit duke triumfuar ndaj Kanadës me rezultat 1-0.

Në fakt, kanadezët u treguan skuadër mjaftë e fortë gjatë gjithë ndeshjes. Madje, ata kishin rastin që të kalonin në epërsi ndaj belgëve pas vetëm 11’ minutave lojë në “Ahmad bin Ali Stadium”, por penalltinë e Davies e priti portieri Thibaut Courtois.

Kur po mendohej se skuadrat do të shkonin në pushim me barazim 0-0, Michy Batchuyi u tregua i rrezikshëm brenda zonës duke shënuar për 1-0 dhe epërsinë e Belgjikës në minutën e 44’.

Pjesa e dytë ofroi lojë mjaftë të luftuar nga të dy skuadrat, por gola të tjerë nuk u shënuan dhe kështu pikët e plota i takuan Belgjikës.

Pas ndeshjeve të para, grupi F kryesohet nga Belgjika me tre pikë, e ndjekur nga Kroacia dhe Maroku me nga një pikë, kurse e fundit është Kanada pa pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button