Belgjika planifikon kufizim të pjesshëm katërjavor

Kafenetë dhe restorantet do të mbyllen në Belgjikë, nga e hëna, për katër javë, me qëllim ndalimin e përhapjes së COVID-19, njoftoi sot ministri për Zhvendosjen Gjeografike, Georges Gilkinet.

“Vendimi për të mbyllur këto vende, të gjykuara nga specialistët si vendet më përhapëse të virusit, synon të shmangë një bllokim të ri si ai në pranverë”, sqaroi ministri.

“Situata është serioze nga pikëpamja shëndetësore, ne duhet të parandalojmë që sistemi ynë i kujdesit shëndetësor të mbingopet”, shtoi ai.

Deri më tani, mbyllja e kafeneve kishte të bënte vetëm me rajonin e Brukselit dhe është e vlefshme deri në fillim të nëntorit.

Masa do të shtrihet në të gjithë vendin dhe përfshin, gjithashtu, edhe restorantet.

Komiteti i Këshillimit, që bashkon ministrat kryesorë të qeverisë federale dhe entitetet e federuara, ra dakord gjithashtu të vendosë një shtetrrethim nate në fashën orare 00:00-05:00, në të gjithë vendin.

LEXO EDHE:

Back to top button