Belgjika rihap bizneset më 1 dhjetor

Bizneset do të rihapen në Belgjikë nga 1 dhjetori, ndërkohë që bllokimi i pjesshëm do të mbetet në fuqi, duke qenë se ka lejuar rënien e rasteve të COVID-19, njoftoi sot kryeministri belg, Alexander De Croo.

“Nga 1 dhjetori, dyqanet do të mund të rihapen”, tha ai në një fjalim në televizionin shtetëror.

“Situata në vendin tonë po përmirësohet, por është e rëndësishme të ruajmë këtë kurs”, shtoi kreu i qeverisë belge.

Gjithashtu, De Croo i paralajmëroi belgët se festimet e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri do të ishin ndryshe këtë vit.

LEXO EDHE:

Back to top button