Belingam: Ka negativitet rreth nesh, por tifozët në stadium na shtyjnë të fitojmë

Xhud Belingam është ylli i Anglisë në këtë Kampionat Europian, por tani për tani mesfushori i Real Madrid nuk po shkëlqen siç pritej.

Fituesi i freskët i Ligës së Kampionëve dhe La Liga-s me fanellën “Los Blankos”, mesfushori 21-vjeçar po lufton për të sjellë në kombëtare ato suksese që mahnitën të gjithë. Në fazën tjetër të Euro 2024, kombëtarja angleze do të luajë ndaj Sllovakisë. Duke folur për këtë përballje dhe për kritikat e tifozëve.

“Ne i duam ata për energjinë që na japing, veçanërisht në fund të lojës, kur dëgjojmë thirrjet dhe britmat e tyre. Mund të ndodhë që të luajmë në një nivel jo fort të mirë, por gjëja e rëndësishme kur mbani këtë emblemë dhe këtë fanellë.është se ju i përfaqësoni ata. Ndaj ne nuk do të dorëzohemi. E di që ka shumë negativitet jashtë fushës dhe stadiumeve, por gjithmonë ndjej se kur hyjmë në stadium gjithçka është ndryshe”, tha Belingam.

LEXO EDHE:

Back to top button