Belingam kalon edhe legjendën madrilene Kristiano Ronaldon

Xhude Bellingam po vazhdon të bëjë mrekulli te Real Madridi ndonëse është sezoni i tij i parë në La Liga. “Los Blancos” triumfuan 3-0 ndaj Kadizit në javën e 14-të në La Liga, ndërsa anglezi ishte njëri nga golashënuesit.

Rodrygo realizoi dy herë në këtë takim, ndërsa Belingam shënoi të tretin në minutën e 74-të për të vulosur fitoren e madrilenëve.

Por, me këtë gol ai ka thyer rekordin e Kristiano Ronaldos, ndërsa ka lënë pas vetës edhe shumë legjenda të tjerë. Në 15 ndeshjet e para për Real Madridin, anglezi ka shënuar 14 gola, derisa portugezi kishte shënuar vetëm 13 gola.

13 gola kishin shënuar edhe Alfredo di Stefano dhe Pruden, ndërsa Ferenc Pushkas kishte 11 gola në 15 ndeshje e parë për skuadrën spanjolle.

LEXO EDHE:

Back to top button