Belingam: Me presionin jam rritur, nuk jam si anglezët e tjerë!

Xhud Belingam është goditja e madhe e Real Madridit në merkato, të paktën deri në këtë moment. 20-vjeçari u transferua në kryeqytetin spanjoll nga klubi i Borussia Dortmundit, teksa madrilenët paguan plot 103 milionë euro për shërbimet e lojtarit të kombëtares angleze.
Por, pavarësisht shumës së shpenzuar apo pritshmërive të jashtëzakonshme që tifozët në “Santiago Bernabeu” kanë për mesfushorin, vetë Bellingham shprehet se atij nuk i bën aspak përshtypje presioni dhe se me të ka “bashkëjetuar” prej moshës 15-vjeçare.
Ndër të tjera, mesfushori shton se te Real sheh mundësinë që të bëhet pjesë e historisë së klubit, por edhe historisë së futbollit pasi me “Los Blancos” kërkon të fitojë titujt më të rëndësishëm.