Bellerin ndërpret kontratën me Arsenal, në “Camp Nou” do të zëvendësojë Dest

Bellerin ndërpret kontratën me Arsenal, në “Camp Nou” do të zëvendësojë Dest

Hector Bellerinë do të transferohet në “Camp Nou” si lojtari më i ri i katalanasve. Një transferim që do të mbyllet në orët e fundit të kësaj merkatoje, ndërsa do të zëvendësojë kështu të larguarin Sergio Dest drejt Milan.

Sipas “Sky Sport UK”, mbrojtësi u largua nga Arsenal, teksa me klubin londinez ndërpreu në mënyrë konsensuale kontratën për të bërë të mundur kalimin në La Liga.

Në këtë mënyrë Bellerin kalon në “Camp Nou” si lojtarë i lirë, një lëvizje e zgjuar nga Barcelona që siguron shërbimet e lojtarit me parametra zero.

LEXO EDHE:

Back to top button