Beloti nuk firmos me Torinon, shkon në Milano

Sulmuesi i Torinos, Andrea Beloti dëshiron të sigurojë një lëvizje në Milano vitin e ardhshëm. Sipas “Calcio Mercato”, 27-vjeçari do të refuzojë mundësinë për të zgjatur kontratën e tij në ‘Stadio Olimpico Grande’ pas përfundimit të sezonit aktual.

Belotti është i vendosur të kalojë te Milani, i cili mund ta nënshkruajë atë me një transferim falas kur skadon marrëveshja e tij aktuale. Italiani mund të shihet si një pasues potencial i Zlatan Ibrahimovicit tek klubi ‘kuq e zi’.

Sulmuesi ka regjistruar 231 paraqitje me Torinon në të gjitha kompeticonet, duke realizuar 106 gola e dhuruar 26 asistime të tjera.

LEXO EDHE:

Back to top button