Benfika pa Anhel Di Maria-n do të përballet me Barcelonën në stadiumin “Da Luzh”

Nuk ka shumë risi në listën e të grumbulluarve dhe trajneri Hansi Flik i ka grumbulluar të gjithë lojtarët që ka në dispozicion për fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve. Në listë është rikthyer Gavi, i cili nuk mundi të luante në fundjavë kundër Sosiedadit për shkak të një viroze.
Gjithashtu, me skuadrën do të udhëtojnë edhe Ansu Fati dhe Pablo Torre, dy lojtarë që kanë qenë jashtë listës për çështje teknike. Flik nuk ka të gatshëm për këtë ndeshje Ter Shtegenin, Bernalin dhe Kristensenin. Në fushën e lojës do të zbresin lojtarët më të mirë që ka në dispozicion.
Në anën tjetër, Benfika do të ketë një mungesë të rëndësishme si Anhel Di Maria, i cili nuk ia ka dalë që të rikuperohet në kohë dhe të zbresë në fushën e lojës për të luajtur këtë ndeshje të rëndësishme, që në fakt e ndjen si derbi, për shkak të së shkuarës së tij me fanellën e Realit të Madridit.