Benfika-Real premton spektakël, Gjimshiti përballë sulmit verdhezi
Merr fund pritja e gjatë, rikthehet Liga e Kampionëve me 4 duelet e “play-off”-it. Të parët që do të zbresin në fushë janë Juventusi që luan në transfertë me Gallatasarain në orën 18:45.
Supersfida e mbrëmjes padyshim është Benfika-Real Madrid, kjo për shkak të përballjes së fundit mes tyre, ku portugezët falë golit të Lunin nxorrën madrilenët nga Top 8-shja dhe arritën të futen në vendin e 24-t në “Play-Off”.
Sfidë interesante është edhe mes dy ekipeve franceze, Monako-PSZH. Po në orën 21:00 luhet edhe dueli Dortmund-Atalanta, ku në fushë do të zbresë edhe kapiteni i Shqëipërisë, Berat Gjimshiti.
NDESHJET E SOTME
Gallatasarai-Juventus ora 18:45
Benfika-Real Madrid ora 21:00
Dortmund-Atalanta ora 21:00
Monako-PZH ora 21:00







