Bennett: Covid-19 nuk ndalet me protesta, por me vaksina

Një apel i ri për një milion izraelitët që nuk janë vaksinuar ende, erdhi sot për të tretën ditë radhazi nga kryeministri izraelit, Naftali Bennett.

Në fillim të takimit të Këshillit të Ministrave, Bennett tha se “unë i kam ndjekur nga afër  protestat e organizuara nga kundërshtarët e vaksinimeve”.

“Ato janë sigurisht të ligjshme. Por, demonstratat nuk janë ato do të largojnë Covid-19. Janë vaksinat ato që do ta bëjnë këtë gjë”, deklaroi Bennett.

“Unë gjithashtu mund të kuptoj pasiguritë dhe frikën nga vaksinimet në fazën fillestare, kur gjithçka ishte e re dhe nuk kishte shumë përvojë. Por, tani, mbi një miliard njerëz janë vaksinuar dhe në të gjithë botën po shohin se vaksinat janë efektive dhe të sigurta”, theksoi ai.

Bennett iu drejtua veçanërisht të rinjve, me besimin se vaksinimi i tyre masiv do ta bënte vitin shkollor më rezultativ.

Dje në Izrael kishte rreth 1 000 raste të reja.

LEXO EDHE:

Back to top button