Benzema dhe Mendi, sigurojnë pikët për madrilenët

Pas dy golave të shënuar në pjesën e dytë, Real Madrid ka arritur të fitojë 2-0 ndaj Getafes. Pjesa e parë mes dy ekipeve ishte shumë e qetë me vetëm një rast, mirëpo në pjesën e dytë Los Blancos shënuan dy here. Goli i parë erdhi pas një asistimi të Vinicius Junior drejt Karim Benzema, ku ky i fundit shënoi në minutën e 60-të.  Pas shtatë minutave, Ferland Mendy dyfishoi rezultatin e ndeshjes, për t’i dhënë kështu edhe tre pikë të tjera klubit madrilien Real Madrid.

 

 

Me këtë fitore, Real Madrid ngritet në pozitën e dytë në La Liga me 46 pikë. Barcelona me një ndeshje më pak është e dyta me 43 pikë, ndërsa kreun vazhdon ta mbajë Atletiko Madrid me 51 pikë dhe dy ndeshje më pak.

LEXO EDHE:

Back to top button