Benzema ka frikë nga ofenziva e Atalanta-s

Sonte (e martë) do mësohen emrat e dy skuadrave të tjera që do kualifikohen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Real Madrid do jetë nikoqir i Atalantas, derisa Man. Siti e pret Borussia Mynshenglladbahun.  Ndeshja e parë mes Realit dhe Atalantas përfundoi me rezultat 1: 0 në të mirë të klubit spanjoll, të cilët do jenë pa disa nga yjet kryesorë, si Carvahal, Kasemiro, Hazard dhe Odriozola.

 

 

Sulmuesi francezi te Real Madridi, Karim Benzema, mungoi në ndeshjen e parë ndaj skuadrës italiane shkaku i lëndimit, por është rikthyer në listën e skuadrës për ndeshjen kthyese. Ai thotë se është shëruar plotësisht dhe që duhet të kenë kujdes nga Atalanta, skuadër që shënon shumë gola.

“Jam në formë, ndihem mirë dhe kam besim te forma ime. Jam shëruar mire. Duhet të vazhdojë në këtë mënyrë që t’i ndihmoj skuadrës. Nuk e nënvlerësojmë askënd. Nuk ka skuadër të vogël në Ligën e Kampionëve. Atalanta është skuadër e mirë. Ata shënojnë shumë gola. Jemi në Ligën e Kampionëve dhe aty ka shumë presion. Respektojmë kundërshtarët, por jemi në dijeni që jemi skuadër e fortë”, deklaroi me tjerash Karim Benzema.

Ndërskohë, Man. Siti me një ‘këmbë’ është në raundin tjetër, sepse ndeshjen e parë si mysafirë e fitoi me rezultat 0:2. Të dy takimet nisin në ora 21:00.

LEXO EDHE:

Back to top button