Benzema, Kante e Zhota shkelin tokën arabe, arrijnë në Xhedah

Tre transferimet e para të Al Ittihad, Karim Benzema, N’Golo Kante dhe Zhota, kanë shkelur në tokën arabe. Ata kanë arritur në Xhedah për të nisur përgatitjet për sezonin e ri.
“Tigrat” sezonin e kaluar u shpallën kampion i Arabisë Saudite, ndërsa synojnë të njëjtën objektiv edhe për sezonin e ardhshëm.
Kampionati arab do të jetë mjaftë interesant në edicionin e ri, pasi skuadrat janë duke sjellë yje që janë dëshmuar në Evropë gjatë viteve të fundit. /IndeksOnline/