Benzema takon drejtuesit e Realit, francezi mendon largimin

Gazetari i njohur italian i merkatos së futbollit, Fabrizio Romano, ka postuar në Instagram një lajm në lidhje me të ardhmen e Karim Benzema.

Thuhet se Benzema ka njoftuar klubin e Real Madrid se ka marrë një ofertë faraonike nga një klub saudit. Sulmuesi francez i ka bërë të ditur klubit spanjoll se ai po mendon seriozisht për ofertën e marrë nga Arabia Saudite, dhe do të raportojë vendimin e tij së shpejti.

Klubi saudit ka bërë një ofertë prej 100 milionë eurosh në sezon për fituesin e “Topit të Artë”.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button