Berat Gjimshiti në ekipin e javës të Ligës së Kampionëve

Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, është futur në formacionin e javës në Ligën e Kampionëve. Në faqen e njohur të statistikave “Sofascore”, mbrojtësi i Atalanta-s është futur në 11-shen më të mirë.

Ai u vlerësua me notën 8.0 pas paraqitjes fantastike ndaj Shtutgartit, ku skuadra e tij fitoi 0:2 midis Gjermanisë.

Në këtë formacion janë edhe lojtarët tjerë, si: Rafinja, Gojkeres, Luis Diaz, Kim, Manjan, Tillman, Sudakov, Kuhn, Kulenoviç dhe Flamingo.

 

LEXO EDHE:

Back to top button