Berat Gjimshiti sërish impresionon, Atalanta ende pa pranuar gol në Ligën e Kampionëve

Berat Gjimshiti vazhdon të impresionojë me paraqitjet e tij spektakolare me fanellën e Atalantës. Kapiteni i kombëtares së Shqipërisë, ishte i pakalueshëm në duelin e Ligës së Kampionëve ndaj Shtutgartit, ku skuadra italiane triumfoi me rezultatin 0-2 në transfertë.

Gjimshiti u aktivizua titullar, teksa në fund u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes nga “Sofa Score”. Shqiptari u vlerësua me notën 8, duke regjistruar 51 pasime të sakta nga 56 në total.  Ai fitoi 6 duele me kundërshtarët, si dhe spastroi 3 herë zonën.

Interesant është fakti se Interi dhe Atalanta janë 2 skuadrat e vetme që nuk kanë pësuar gol deri tani në Ligën e Kampionëve.

LEXO EDHE:

Back to top button