Berat Gjimshiti shënon golin e fitores për Atalantën në Ligën Evropa

Fitore dhe kualifikim në Europa League për Atalantën, që iu fal golit të Berat Gjimshitit për të thyer 1-0 Sturm Graz. Kapiteni i Shqipërisë realizoi në ndeshjen numër 200 me skuadrën nga Bergamo, duke e bërë festën edhe më të bukur. Ky ishte goli i parë sezonal për qendërmbrojtësin shqiptar.

Qazim Laçi u fut në pjesën e dytë dhe i dha shumë energji Spartës së Pragës. Por, kampionët e Çekisë nuk evituan dot humbjen 2-1 në transfertë ndaj Rangers.

Lille nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim 1-1 ndaj Slovan Bratislava në Ligën e Konferencës. Angel Gomes ia dhuroi epërsinë skuadrës franceze. Por, vendasit nuk u dorëzuan dhe arritën ta shpëtonin një pikë, kur në minutën e 80 shënoi Aleksandar Cavric. Ylli i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova ishte startues në këtë ndeshje, por u zëvendësua në minutën e 68-të.

Lille mbetet në vendin e parë pavarësisht rezultatit me tetë pikë të grumbulluara, derisa Slovan Bratislava është e dyta me një pikë më pakë.

Legia e Varshavës fitoi 2-0 përballë boshnjakëve të Zrinjskit, duke u ngjitur në krye të grupit E në Conference League. Ernest Muçi dhe Jurgen Çelhaka luajtën si titullarë për skuadrën polake, duke zhvilluar performance pozitive

LEXO EDHE:

Back to top button