Bëri shqiponjën në Beograd, arrestohet një shtetas i Zvicrës
Bëri shqiponjën në Beograd, arrestohet një shtetas i Zvicrës
Një shtetas zviceran është arrestuar të shtunën në Beograd, pasi që siç raportohet bëri me duar simbolin e shqiponjës.
Arrestimin e tij e ka konfirmuar zëvendëskryeministri dhe ministri i brendshëm serb, Ivica Daçiq.
Siç raporton “N1” arrestimi i tij u bë në sheshin “Nikola Pashiq”, ndërsa një tjetër që dyshohet se ka qenë në rolin e fotografit është duke u kërkuar.
Personi i arrestuar është B.C. 32 vjeç.
Ndërsa personi G.V. 33 vjeç, po ashtu shtetas i Zvicrës, është shpallur në kërkim.
“Puna e mëtutjeshme për këtë rast vijon”, ka thënë Daçiq.